Teuta fiton tri pikë të arta ndaj Vllaznisë, shkodranët zhyten në krizë dhe në fund të tabelës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 18:54

Teuta fiton tri pikë të arta ndaj Vllaznisë, shkodranët zhyten në krizë dhe në fund të tabelës (VIDEO)

Është mbyllur me fitoren e durrsakëve, me rezultatin 1-0, sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana. Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Superligës, u zhbllokua që në minutën e 15-të nga Çyrbja, dhe më pas u administrua me sukses nga lojtarët e Maganit.

teuta

Vllaznia merr një tjetër humbje, dhe tashmë mbetet në vendin e parafundit, me 6 pikë, dhe zhytet në një krizë rezultatesh. Ndërkohë, Teuta ngjitet në kuotën e 14 pikëve, dhe parakalon edhe Partizanin.

teuta

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi në Durrës. Teuta 1-0 Vllaznia

90’ 4 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

89’ Çinari provon me një goditje nga larg zonës, por shkon shumë larg portës.

87’ Në lojë 18-vjeçari Vila, në vendin e autorit të golit, Arbër Çyrbja.

83’ Dediç i lë vendin Dejvi Bilalit.

77’ Gjoka kryen zëvendësim e tretë, tashmë të detyruar. Largohet Pjeshka i dëmtuar, në fushë Gurishta.

70’ Onieka zë vendin e Latif, një sulmues për një tjetër.

69’ Ulet në stol Gilman Lika. Andi Ribaj rikthehet në Durrës, si kundërshtar.

62’ Largohet Tafili, në vendin e tij Bardulla.

58′ Karton i verdhë për Erjon Vucajn, për një ndërhyrje të parregullt ndaj Lenës.

48’ Atsina ka rastin për të barazuar, pasi merr një top të shkëlqyer, por goditja shkon lart portës.

Nis pjesa e dytë. Të dy ekipet në fushë siç mbyllën të parën.

teutavllaznia

Mbyllet pjesa e parë. Teuta 1-0 Vllaznia

45’ Orelesi kërkon penallti në zonën e Teutës, por arbitri e ndëshkon me karton të verdhë, për simulim.

43’ Edhe Hrkaç ndëshkohet me të verdhë, pasi ndali Gilman Likën në një kohë vonesë.

42’ Çinari ndëshkohet me të verdhë, për protesta.

41’ Ardit Hila godet nga distanca, por jashtë kuadratit.

25’ Karimi hedh një top në zonë, pasi luan bukur në krahun e majtë, por topi devijohet në goditje këndi.

20’ Çinari ka një rast të artë, por sulmuesi godet ngjitur me shtyllën, duke shpërdoruar në hyrje të zonës.

15’ Çyrbja kalon në avantazh Teutën, pasi përfiton një top në zonën e Vllaznisë nga gabimi i mbrojtësve shkodranë, dhe kalon topin mbi portierin.

12’ Hila godet pas një harkimi të Latif, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

1’ Ka nisur takimi në Durrës.

 

Teuta 1-0 Vllaznia

Golat: Çyrbja 15′

KV: Hrkaç 43′ / Çinari 42′, Orelesi 45′, Vucaj 58′

Teuta: Kastrati, Beqja, Hrkaç, Shkalla, Hakaj, Çyrbja (Vila 87′), Hila, Lena, Karimi, Dediç (Bilali 83′), Latif (Onieka 70′). Trajner: Gugash Magani

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka (Gurishta 77′), Orelesi, Marku, Tafili (Bardulla 62’), Hasani, Çinari, Lika (Ribaj 69′), Vucaj, Atsina. Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Laver Alla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"