“Teuta fitoi kot, i shënuam vetë 2 gola”, Dovedan i zhgënjyer: Nuk triumfojmë dot me këtë skuadër, na duhen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:15

“Teuta fitoi kot, i shënuam vetë 2 gola”, Dovedan i zhgënjyer: Nuk triumfojmë dot me këtë skuadër, na duhen…

Veljko Dovedan është shfaqur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Bylisit ndaj Teutës. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Dovedan është shprehur se nuk mund të fitojë me këta lojtarë, teksa më tej tha se duhen 3-4 futbollistë të mirë të afrohen.

bandicam 2021-01-15 20-09-25-876

Humbja ndaj Teutës- Golat i shënuam ne vetë, jo Teuta. Në këtë moment durrsakët janë një skuadër shumë e mirë, më e mirë nga ne. Nuk mundëm të shënonim gol, pësuam 2 gola. Kemi humbur kot dhe Teuta fitoi kot.

Lëvizjet në merkato dhe mbijetesa- Nuk kemi marrë asnjë gjë. Largimet janë problemi ynë. Me këta lojtarë që kemi është shumë e vështirë të fitojmë. Skuadra do 3-4 futbollistë të mirë të paktën.

Biseda me Martinin- Thjeshtë folëm në përgjithësi, ku luajnë ata të dielën dhe ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"