“Teuta është një skuadër për ta mundur”, analiza e Ahmatajt: Te Vllaznia pati një vetëkënaqësi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:29

“Teuta është një skuadër për ta mundur”, analiza e Ahmatajt: Te Vllaznia pati një vetëkënaqësi…

Juljan Ahmataj, është i ftuar i përjavshëm në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia. Në rolin e opinionistit, 41-vjeçari nga Elbasani u shpreh:

bandicam 2021-04-18 22-14-58-343

“Teuta u soll si pretendente. Ndeshja të jepte përshtypjen që ajo skuadër që do të shënonte do ta fitonte ndeshjen. Nuk kishte shumë raste përpara portës. Teuta na dha përshtypje në mesjavë, që pas pësimit të golit nuk reagon mirë. Nuk pati lojë kreative për të depërtuar në mbrojtje të ngurtë.

Rastet e para i pati Skënderbeu, pavarësisht se Teuta ishte favorite. Teuta është një skuadër për ta mundur. Është e vështirë ta nxjerrësh këtë skuadër nga detyra. Duhet shumë djersë për ta mundur këtë skuadër, ka eksperiencë të madhe. Bregu është një pikë e rëndësishme e skuadrës. Sulmuesi në momentet e caktuara do të jetë vendimtar. Sulmi i Teutës përbëhet nga 4 lojtarë, 2 Vilat, Bregu dhe Krasniqi. Avantazhi që ka kjo skuadër është që janë shumë të ngurtë dhe është e vështirë t’i shënosh gol.

Nuk ka vend për diskutim, penalltia e Teutës ishte. Skënderbeu ka lojtarë cilësor, por janë në moshë të re. Klubi duhet të jetë koshient për atë që ka ndodhur sot. Nuk është faj i madh, çdo lojtar i ri do t’i bëjë këto gabime.

Vllaznia se ka vuajtur presionin, e ka udhëhequr për një kohë të gjatë kampionatin. Pati një vetëkënaqësi që çoi në këtë pikë. Vllaznia humbi ekuilibrin brenda ndeshjes, iu dukeshin gjerat e thjeshta. Besimi brenda skuadrës ra.

Gjithë skepticizmi i Partizanit ishte te vija e parë e sulmit. Partizani luan gjithmonë në ekulibër. Trajneri ka shumë eksperiencë, i mban larg presionit lojtarët. E njeh shumë mirë skuadrën, i di limitet e lojtarëve dhe kërkon golin në mënyrën e tij”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"