“Teuta është kundërshtari më i fortë”, Musta: Presidenti dhe trajneri nuk është se na kanë kërkuar titullin, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 22:36

“Teuta është kundërshtari më i fortë”, Musta: Presidenti dhe trajneri nuk është se na kanë kërkuar titullin, por…

Futbollisti i Laçit, Emiliano Musta, në emisionin “Sport News Plus” në News 24, ka folur për sfidën Laçi-Teuta dhe të qenit pretendent për titull:

musta@

“Kishte rëndësi vetëm rezultati dhe jo loja e bukur, nëse Teuta do të fitonte ose do të dilnim barazim do të ishim shumë të shkëputur.

Titulli? Presidenti dhe trajneri nuk është se na e kanë kërkuar, por kur pretendojnë skuadra të tjera pse mos të pretendojmë dhe ne.

Kushtet i kemi, lojtarët në të gjitha repartet i kemi dhe me eksperiencë dhe pse jo mos të pretendojmë titullin.

Duke menduar që kemi barazuar me Skënderbeun apo humbjen ndaj Apolonisë dhe ndaj Kastriotit, mund të kishim marrë më shumë. Por gjithsesi ka ende pikë dhe kampionatin është ende i gjatë.

Vllaznia nuk është pa meritë. Nuk është ekip që duhet patur frikë, por s’është i pamundur të mposhtet. Tirana ishte ekipi më i fortë, por ka shkuar pas. Partizani po luan mirë. Teuta është kundërshtari më i fotë për mua.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"