Teuta është e plotë, Shkëmbi projekton ndryshime në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 11:21

Teuta është e plotë, Shkëmbi projekton ndryshime në skuadër

Teuta do të udhëtojë ditën e diel drejt Shkodrës për të sfiduar në “Loro Boriçi” Vllazninë. Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi nuk po kalojnë një periudhë pozitive, teksa në katër ndeshjet e fundit nuk njohin fitore, duke regjistruar tri barazime dhe një humbje. Edhe realizimi i golave është një problem më vete.teuta

Durrsakët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë sezon vetëm tetë herë dhe më keq ka bërë vetëm Luftëtari i vendit të parafundit. Ndër prerja e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur për “djemtë e detit”, si një mënyrë për të riparuar gabimet e ndeshjeve të fundit. Në Shkodër, Teuta duhet t’i trembet një tjetër statistike. Durrsakët nuk fitojnë larg shtëpisë prej sezonit të kaluar teksa më 12 maj mposhtnin në Korçë, Skënderbeun.

Prej atij momenti, Teuta nuk ia ka dalë të marrë pikët maksimale në transfertë, ndërsa në këtë sezon jashtë shtëpisë ka grumbulluar katër pikë, falë katër barazimeve. Në bilanc janë edhe dy disfata. Megjithatë, durrsakët shpresojnë ta kalojnë këtë “makth” në Shkodër, përballë Vllaznisë.

PËRGATITJET – Teuta zhvilloi paraditen e kësaj të mërkurë seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së javës së 13-të me Vllazninë, që do të luhet më 24 nëntor në “Loro Boriçi”. Tashmë skuadra është e plotë dhe po merr ngarkesën fizike, në një kohë që edhe ana taktike ka minutazhin e saj. Shkëmbi është fokusuar te qarkullimi i topit, një nga pikat ku korçari kërkon të ngulmojë për të ndryshuar mënyrën se si skuadra e interpreton lojën.bledi shkembi

Arbër Çyrbja është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike. Mesfushori durrsak ende nuk e ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për të luajtur, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që sulmuesi Abdul Khalid ende nuk është i gatshëm për t’iu bashkuar grupit. Sulmuesi ganez po vuan një dëmtim në gju dhe ka kryer stërvitje të diferencuar e karakterizuar nga vrapimet, por pa kontakt me topin.

Në mungesë të qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, zëvendësuesi do të jetë Silvestër Shkalla. Bledi Shkëmbi ka organizuar dhe një ndeshje brenda grupit, për të parë gjendjen e lojtarëve para Vllaznisë.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"