Teuta, Erand Hoxha mendon fitoren kundër Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2015 | 13:52

Teuta, Erand Hoxha mendon fitoren kundër Bylisit

teutaPasi ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, Teuta ka vijuar me përgatitjen për sfidën e radhës që do të luajë ndaj Bylisit, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja. Mbrojtësi Erand Hoxha, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka deklaruar: “Kemi luajtur takimin e dytë të turit të parë të Kupës ndaj Adës dhe kemi sigluar një fitore të pastër, duke u kualifikuar.

Edhe pse rezultati i Kupës na ka bërë optimistë, duke na motivuar për kampionatin, tashmë jemi të përqendruar vetëm te takimi ndaj Bylisit. Na pret një sezon i gjatë e tepër konkurrues, ndaj duhet të japim më të mirën tonë në çdo përballje, duke nisur nga ajo me Bylisin, e cila është mjaft e vështirë”. Sipas Hoxhës, Bylisi është një skuadër e fortë, pavarësisht pozicionit që ka në tabelën e klasifikimit. “E kemi të qartë diçka të tillë dhe po e vlerësojmë maksimalisht këtë përballje.

Fitorja e fundit na kanë dhënë besim e kjo pasqyrohet në atmosferën e skuadrës gjatë seancave stërvitore. Motivimi është në nivelet e duhura e ne do përpiqemi të bëjmë më të mirën ndaj Bylisit, duke e vlerësuar në maksimum dhe duke mos e parë aspak si të lehtë, por si një kundërshtar që duhet respektuar. Do të ishte me shumë vlera një fitore e tillë që do ishte vazhdimësi e rezultateve pozitive të marra në këto javë të para në kampionat. Ne do përpiqemi që momenti i mirë që po kalojmë të zgjasë sa më shumë. Bylisi i ka bërë një nisje jo të mirë këtij kampionati dhe në Durrës do të vij me ide të qartë për të kërkuar pikë, por ne jemi gati që të mos e lejojmë një gjë të tillë, pasi i kemi të gjitha mundësitë”, ka mbyllur Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"