Teuta e shpërndarë, por futbollistët presin që nesër… 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 13:23

Teuta e shpërndarë, por futbollistët presin që nesër… 

 

Virusi që ka prekur vendin tonë prej pak ditësh e ka ndalur edhe ekipin e Teutës për vazhduar përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Laçin, e cila ishte parashikuar të zhvillohej pikërisht sot në orën 14:00. Durrsakët janë shpërndarë që të enjten, ndërsa të gjithë lojtarët që nuk jetojnë në qytetin bregdetar, jan largur në shtëpitë e tyre.

Teuta goli ndaj Partizanit

Teuta ka në përbërje futbollistë nga Tirana, Korça, Shkodra, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Të gjithë janë larguar, ndërsa priten te kthehen në Durrës nesër në padite, duke qenë se të hënën klubi ka lajmëruar për vazhdimin e stërvitjes.

Të martën do të mësohet saktësisht se çfarë do të bëhet me kampionatin, edhe pse janë të paktan gjasat që në kushte të tilla të ketë një rifillim të tij në javën e ardhshme. Teuta në program kishte ndeshjen me Laçin, kur dhe i gjithë grupi ishte në dispozicion të trajnerit Edi Martini, pasi riktheheshin nga pezullimet edhe mbrojtësit Hoxha e Todorovski.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"