“Teuta e ka ngritur stekën, do të luftojmë deri në fund për titullin”, Edi Martini: Bregu luan në çdo rol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2020 | 18:05

“Teuta e ka ngritur stekën, do të luftojmë deri në fund për titullin”, Edi Martini: Bregu luan në çdo rol

Trajneri i Teutës Edi Martini pranoi se skuadra e tij do të luftojë për  titullin kampion këtë sezon dhe nuk do të dorëzohet deri në fund. Përpara ndeshjes hapëse të kampionatit ndaj Skënderbeut, trajneri shkodran theksoi se ndihet komod për alternativat e shumta që ka për të hedhur në fushë. Ai vlerësoi maksimalisht lojtarin e tij Dejvi Bregun për aftësinë për të luajtur në çdo pozicion.
123782451_674855156754072_3691866370281885810_n
Teuta hedh kandidaturën për titullin kampion ende pa u provuar në fushë.  Edi Martini, trajner i skuadrës bregdetare, në konferencën për shtyp pas premierës së kampionatit”

“Titulli kampion objektiv – Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar. Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin kampion. Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit.

Fillimi i kampionatit – Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin.  Gjithsesi të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme. Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar. Është një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet. Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht.

Bregu – Dejvi është djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol. Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë. Konkurrenca është pozitive. Vjet ktheja kokën nga pankina dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Sivjet kemi shumë lojtarë”, u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun trajneri i Teutës Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"