Teuta e gjen në shtëpi zëvendësuesin e kapitenit, pritet t’i besojë shiritin mesfushorit 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2018 | 15:56

Teuta e gjen në shtëpi zëvendësuesin e kapitenit, pritet t’i besojë shiritin mesfushorit 19-vjeçar

Teuta e re do të ketë shumë ndryshime në formacion nga një sezon më parë, teksa së fundi u shit edhe mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja. Prioritet për bregdetarët në merkato ishin dy mbrojtës qendre dhe dy sulmues, pasi kompletuan mesfushën, megjithatë situata ka ndryshuar. Tani bregdetarët do të kërkojnë edhe një lojtar krahu për të zëvendësuar kapitenin Arbër Çyrbja që u shit te Kukësi për shumën e 100 mijë eurove.

Cyrbja

Gjithsesi, trajneri Bledi Shkëmbi e ka zgjidhjen brenda familjes. Lorenco Vila, një produkt i akademisë së bregdetarëve, në dy sezonet e fundit është stërvitur me ekipin e parë, ku edhe ka marrë disa minuta. 19-vjeçari i talentuar, që mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe të majtë, mund të jetë një opsion mjaft i mirë për stafin e ri teknik.

Arma e tij më e fortë është shpejtësia, ndërsa gjithmonë i ka dhënë një impuls lojës së Teutës kur është aktivizuar. Në edicion e kaluar, ai regjistroi 14 ndeshje, por vetëm një si titullar ndërsa grumbulloi 252 minuta. Gjithashtu, ai u aktivizua edhe në tri ndeshje në Kupën e Shqipërisë.

cc762049b7ff72b04a7b227cf61d3690

Ky mund të jetë sezoni ideal i Vilës për të shpërthyer, por shumë do të varet edhe nga Shkëmbi, i cili nuk i njeh nga afër akoma futbollistët e tij. Gjithsesi, gjatë fazës përgatitore që do të nisë prej 5 korrikut, mesfushori i krahut do të ketë mundësinë për të treguar nivelin e tij. Në këtë periudhë Teuta do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, ku trajneri do të kuptojë gjendjen reale në të cilën ndodhet skuadra e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"