Teuta e gatshme për të kërkuar titullin, Martini e ka çdo rol të… dubluar (FORMACIONI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 21:36

Teuta e gatshme për të kërkuar titullin, Martini e ka çdo rol të… dubluar (FORMACIONI)

Teutës i është shtuar “oreksi”, pasi mbyl li një sezon më shumë se të suksesshëm në histori. Morën trofeun e Kupës e Superkupës dhe mbi të gjitha kaluan një tur në Ligën e Europës, ndaj edhe ambiciet janë rritur ndjeshëm. Dhe me të drejtë këtë vit mund të pretendojnë edhe titullin. Asgjë nuk mungon dhe për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh organikën. Kanë bërë gati një formacion me afrime dhe kjo i jep qetësinë e nevojshme edhe stafit teknik. Me Aldrit Oshafin, Blerim Krasniqin, Iran Gonçalves, Asion Dajën, Vasil Petanin, Erando Karabecin, Denis Pjeshkën, Brendon Smajlin, Ledjon Xhymertin dhe Silvio Zogajn është dubluar çdo rol i mundshëm. Edi Martini është në luks, praktikisht, pasi nuk do i duhet që të vuajë kur të kthejë kokën nga pankina.
teutaaa
Sikleti i vetëm që trajneri do të ketë është menaxhimi i situatave, derisa jo pak lojtarë me peshë që ndoshta presin të jenë titullarë, mund të rrinë edhe në stol. Nga porta e deri në sulm kanë dy 11-she në dispozicion dhe referuar emrave, durrsakët mund të jenë një nga pretendentët e Kategorisë Superiore.

SITUATA – Teuta vazhdon përgatitjet me ritëm të lartë. Në një kohë që kampionati nuk po nis, stafi teknik po shfrytëzon çdo ditë të shtyrjes për t’i dhënë ngarkesa grupit dhe korrigjojë ndonjë defekt që kanë shfaqur gjatë kësaj periudhe. Bojkoti i ka ardhur në ndihmë, pasi u jep mundësi të dëmtuarve që të riaftësohen. Gjatë seancës së zhvilluar dje në kompleksin “Olympic Park” pati një rikthim të madh, Blagoja Todorovski iu bashkua grupit në stërvitje. Mbrojtësi i linjës së djathtë u stërvit me ngarkesë të plotë, çka do të thotë që do të jetë gati për ditën që do të startojë sezoni 2020-2021. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Aleksandër Kuron dhe Fabjan Beqjan, që u duhet ende kohë që të kalojnë dëmtimet. Është ky shkaku që të dy futbollistët nuk do të luajnë as sot në miqësoren që është programuar kundër Bylisit. E megjithatë, nëse kampionati nis javën tjetër, edhe ata do të kenë kohën e nevojshme që të rikuperohen.

teuta

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"