Teuta “e fiksuar” pas Kupës, Furxhi: Objektiv që në fillim të sezonit, uroj ta çojmë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 12:02

Teuta “e fiksuar” pas Kupës, Furxhi: Objektiv që në fillim të sezonit, uroj ta çojmë në Durrës

Shefi i klubit të Teutës Enid Furxhi përsëriti se Kupa e Shqipërisë është objektivi parësor i “djemve të detit”, i vendosur që në fillim të këtij sezoni.
furxhi
Pasi shorti i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë i vendosi përballë Kukësit, Furxhi uron që Kupa e Shqipërisë të vendoset këtë vit në qytetin bregdetar.

“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon”, u shpreh shefi i klubit të Teutës Erind Furxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"