Teuta e detyruar të improvizojë, ja si pritet ta rreshtojë skuadrën Bledi Shkëmbi për sfidën ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 9:20

Teuta e detyruar të improvizojë, ja si pritet ta rreshtojë skuadrën Bledi Shkëmbi për sfidën ndaj Kukësit

Teuta është e detyruar të improvizojë sot në qendër të mbrojtjes, pasi përveç Artan Jazxhiut që nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, sot do të mungojë edhe Harrallamb Qaqi. Ky i fundit ka pësuar gjithashtu një dëmtim që do ta lërë jashtë takimit me Kukësin, duke hapur kështu një “gropë” në qendër të mbrojtjes.

shkembi

Trajnerit Bledi Shkëmbi i duhet të improvizojë në këtë repart me dy lojtarë që si rol natyral kanë mbrojtësin e krahut, por duke qenë se janë me eksperiencë, mund të përshtaten edhe në qendër.

Bëhet fjalë për Aleksandros Kuros dhe Hektor Idrizajn, që me shumë mundësi do të luajnë në sot në qendër të mbrojtjes pas mungesës së Qaqit dhe Jazxhiut. Kuros e bëri këtë rol edhe në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit.

Ndërkohë, në pozicionet e tjera, në balotazh për një vend në krahët e sulmit janë Muço Boçi, Ildi Gruda dhe Arbër Çyrbja. Ndërkohë, mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh do të vazhdojnë të jenë edhe këtë ndeshje, mesfushori Alban Çejku dhe sulmuesi Dejvid Kapllani. Dje skuadra u grumbullua menjëherë në hotel pas stërvitjes së fundit.

teuta formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"