Teuta e cunguar, ndaj Vllaznisë mungojnë 5 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 10:44

Teuta e cunguar, ndaj Vllaznisë mungojnë 5 titullarë

Teuta e “cunguar” kundër Vllaznisë. Jo pak, por 5 lojtarë nuk janë gati për ndeshjen që vendos jo pak mbijetesën e durrsakëve. Musta dhe Sykja kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, ndaj zyrtarisht nuk do të jenë në fushë. Por listës i shtohen edhe të dëmtuarit, ndërsa Hodo dhe Tarik e kanë mbyllur sezonin para kohe.Vllaznia-Teuta-dyluftim-653x380

I fundit që ka shqetësuar Maganin është Enriko Papa, i cili ka shfaqur probleme me gjurin, ndaj nuk është grumbulluar për këtë përballje. E megjithatë, në Durrës janë gati që t’i “sfidojnë” edhe këto problemeve.

Ata që i japin zemër ekipit janë Bruno Dita dhe Arbër Çyrbja. Në deklaratën e dhënë para këtij dueli delikat për “Panorama Sport” e thonë hapur se duan që t’i mbyllin llogaritë që sot.

DITA

Mesfushori, i cili në tre takimet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit, shprehet se kjo përballje është përgatitur siç duhet dhe se Teuta nuk mendon rezultat tjetër përveç fitores. Burno Dita e thotë hapur se sot ata do të tregojnë se nuk e meritojnë vendin ku janë në renditje.bruno dita

“Jemi gati për Vllazninë. Jemi përgatitur siç duhet për këtë duel delikat dhe kemi motivimin e duhur për ta kaluar me sukses. Do ta fitojmë për emrin e madh që ky klub ka, për drejtuesit, por mbi të gjitha për punën që kemi zhvilluar deri më tani nën drejtimin e Maganit. Nuk mund ta çojmë dëm këtë sezon.

Ndaj Vllaznisë do të japim maksimumin tonë të gjithë që të marrim tri pikë, që do të thotë mbijetesë për ne. Kjo skuadër meriton më shumë, por fatkeqësisht jemi në këto pozita. Duhet të tregojmë që jemi për më lart dhe se nuk duhet ta lëmë fatin tonë në ndeshjen e fundit. Ndaj, llogaritë tona do t’i mbyllim që sot”, u shpreh Dita.

ÇYRBJA

Mesfushori i linjës së majtë, Arbër Çyrbja, kërkon që të largojë presionin, ndaj evidenton se ky takim duhet të merret me shumë qetësi. Ai nuk ngurron që t’u bëjë apel tifozëve për mbështetje, ndërsa garanton se mbijetesa do të sigurohet me Vllazninë.cyrbja

“Duhet të jemi më të qetë se kurrë, si dhe të luajmë siç ne dimë të bëjmë. Asgjë më shumë. Nëse veprojmë kështu, suksesi do të jetë në krahun tonë. Trajneri na ka udhëzuar që të luajmë pa ngarkesë, pasi kjo na kthehet kundra.

Kemi shansin e madh që luajmë në shtëpi, ndaj gjej rastin që t’i ftoj që të mbushin stadiumin dhe festojmë së bashku. Vetëm për ta, do e sigurojmë mbijetesën që në këtë 90-minutësh. Nuk duam që ta zhvendosim gjithçka në finish”, përfundoi mesfushori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"