Teuta e bindur për sukses ndaj Partizanit, 2 rikuperime dhe 1 mungesë për sfidën me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 17:34

Teuta e bindur për sukses ndaj Partizanit, 2 rikuperime dhe 1 mungesë për sfidën me të kuqtë

Teuta ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit që do të luhet të mërkurën. Menjëherë pas barazimit me Kukësin, durrsakët kanë zhvilluar në “Niko Dovana” një seancë të karakterit teknikotaktik. Stafi ka ndarë në dy grupe lojtarët që luajtën 48 orë më parë.

Teuta goli

Fillimisht u zhvilluan disa ushtrime shkrythëse, ndërsa në pjesën tjetër të kohës, futbollistët punuan me zëvendëstrajnerin Bledar Hodo, që drejtoi lojëra të ndryshme me top.

Për ndeshjen e radhës, trajneri nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Aleksandër Kuro, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Mirëpo, për këtë takim rikthehen portieri Bobi Celeski dhe mbrojtësi Kenan Hreljiç. Të dy kanë kaluar gjendjen gripale dhe janë gati.

kuro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"