Teuta do finalen me çdo kusht, durrsakët përgatiten nëse nuk mjaftojnë 210 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 10:21

Teuta do finalen me çdo kusht, durrsakët përgatiten nëse nuk mjaftojnë 210 minuta

Teuta është gati që të presë Kukësin. Skuadra u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për takimin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Me një seancë të zhvilluar gjatë pasdites, stafi teknik punoi ndjeshëm në planin taktik dhe manovrat në të dyja pjesët e lojës.
teuta
Stërvitja u zhvillua në fushën me bar natyral, ku u provuan edhe disa variante të formacionit. Porositë dhe këshillat nga ana e Edi Martinit ishin të mëdha, pasi në Durrës e duan me çdo kusht finalen dhe më pas trofeun.

Trajneri i ka marrë që të gjitha masat për ta kaluar me sukses këtë sfidë, madje i ka bërë llogaritë edhe me penalltitë. Në fund të seancës të gjithë lojtarët kanë provuar veten nga pika e bardhë e 11-metërshave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"