Teuta dhe Partizani “zjarr” në start, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 16:35

Teuta dhe Partizani “zjarr” në start, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Teuta dhe Partizani do të ngrenë siparin e sezonit të ri në Kategorinë Superiore ditën e sotme në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku vendosen përballë dy klube që luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion edicionin e shkuar.

juxhin-xhaja-470x313

Një sfidë tepër interesante, ku spektakli duket i garantuar, duke pasur parasysh elementët cilësorë që këto dy skuadra kanë në përbërje.

Ndeshja-Partizani-Teuta

Ndërkohë për sa i përket gjykimit, ndeshje e parë e sezonit të ri i është besuar Juxhin Xhajës, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët Zalla dhe Shazivari, ndërkohë që në VAR do të jetë Kridens Meta. Asisten në sistemin VAR është Dojando Myftari.

Gjyqtarët e Teuta-Partizani: Juxhin Xhaja kryesor, Arbër Zalla dhe Mario Shazivari asistentë;

VAR: Kridens Meta – AVAR: Dojando Myftari;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"