Teuta bën merkato për tri reparte, por më parë nis operacioni “fshesa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 22:18

Teuta bën merkato për tri reparte, por më parë nis operacioni “fshesa”

Te Teuta duhen lojtarë. Në sulm, në mesfushë, por edhe në mbrojtje. Ky është synimi i klubit blu në këtë janar. Durrsakët kërkojnë të afrojnë lojtarë në çdo repart. Në këtë moment që flasim, drejtuesit janë duke vrarë mendjen për të afruar futbollistë.

teuta

Emra ka sa të duash, por gjërat nuk janë të lehta. Pikërisht për këtë arsye Teuta ka nisur fushatën “fshesa” dhe synon që brenda muajit janar të largojë një pjesë të lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në projektin e saj për pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që të lirojë vend për afrimet e mundshme. I pari në listë është sulmuesi Dejvid Kapllani, që nuk ka arritur të shndërrohet në titullar te Teuta, dhe tashmë do të shohë të luajë diku tjetër. Përveç Kapllanit, një tjetër emër që pritet të largohet është shkodrani Rubin Hebaj.

Në këtë merkato, plani i bluve është përfshirja në ekip e disa lojtarëve që të ndihmojnë skuadrën të dalë nga fundi i renditjes. Pas realizimit të këtyre largimeve, Teuta do të provojë të sjellë në “Niko Dovana” një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues që mund t’u bashkohen bluve dhe me formulën e huazimit.

HEBAJ – Skuadra e Teutës pritet t’i japë lamtumirën edhe një futbollisti tjetër mes grupit të lojtarëve, të cilët fituan gjithçka me këtë skuadër në dy sezonet e fundit në Shqipëri. Sulmuesi Rubin Hebaj pritet që në ditët në vijmë të shkëputet nga durrsakët për të nisur një eksperiencë të re. Rubin Hebaj largohet nga Teuta, pas një viti e gjysme dhe pritet që këto ditë të mbyllë bashkëpunimin me bregdetarët. Pritet që në stërvitjen e Teutës, sulmuesi të përshëndetet me shokët e skuadrës. Hebaj dhe pse ishte një titullar stabël te blutë nuk arriti të gjente rrejtën aq sa duhej, por kontributi i tij ishte i madh për aq sa luajti. Ai shënoi dhe dy gola me Teutën gjatë vitit që sapo u mbyll. Në vazhdim do të zbulojmë gjithçka ku do të vijojë karrierën.

PËRGATITJET- “Fluturimi” i Teutës është ndërprerë, teksa në përballjen me Vllazninë blutë janë mundur me rezultatin 4-0, duke shfaqur lojë të pasigurt në mbrojtje, çka në një mënyrë rikthen makthet e së shkuarës dhe është një lajm jo i mirë për të gjithë. Teuta pas humbjes së djeshme në Shkodër ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet. Durrsakët kanë vijuar dhe sot pasdite, me trajnerin dhe stafin e tyre që kanë programuar një seancë shkrythëse për lojtarët e aktivizuar, ndërsa pjesa tjetër u stërvit normalisht një seancë stërvitore të plotë. Të shtunën skuadra do të marrë 24 orë pushim dhe nga e hëna do të vijojë stërvitjen deri më 30 dhjetor për t’u rikthyer më 3 janar të 2023- shit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"