Teuta barazon në miqësore, por trajnerin Magani e kënaq loja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 10:22

Teuta barazon në miqësore, por trajnerin Magani e kënaq loja

Teuta ka luajtur pasditen e djeshme miqësoren e dytë në tokën turke, ku ka barazuar në shifrat 2-2 me skuadrën e Seria D, Vis Pesaro. Në këtë ndeshje, trajneri Magani ka aktivizuar atë që e konsideron si formacionin bazë për ndeshjet e radhës dhe lojtarët e ardhur në merkato.

Teuta

Për durrsakët kanë shënuar A. Beqaj dhe Dediç, ndërkohë që rastet për shënim për skuadrën durrsake kanë qenë të shumta, por ka munguar konkretizimi para portës kundërshtare. Gjithsesi, në përfundim të ndeshjes, trajneri Magani ka mbetur i kënaqur nga ajo që lojtarët e tij kanë treguar në fushën e lojës.

Teuta Pesaro 2-2

Pak ditë më parë, durrsakët humbën në miqësoren ndaj Riconës, në shifrat 2-0, por gjendja e rënduar fizike e lojtarëve ka ndikuar në paraqitjen e tyre. Deri në fund të qëndrimit të tyre në Itali, durrsakët parashikohet të zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera miqësore me kundërshtarë të një niveli më të lartë.

teuta vs Pesaro

Sa i takon seancave stërvitore, ato janë duke vazhduar me ritëm të lartë dhe lojtarët janë duke marrë të gjitha ngarkesat që i nevojiten për të përballuar një kampionat të gjatë dhe të vështirë.

Teuta miqesore

Gjithashtu, drejtuesit janë duke punuar edhe në drejtim të merkatos, për të afruar futbollistë cilësorë që do të bëjnë diferencën në sezonin e ri, ku objektivat e durrsakëve do të jenë të ndryshme nga ato të sezonit të shkuar.

Skeda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"