Teuta aktive në merkato, tri talente dhe një amerikan bashkohen me kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 13:32

Teuta aktive në merkato, tri talente dhe një amerikan bashkohen me kampionët

Teuta në basketboll për meshkuj nuk kërkon të humbasë dhe menjëherë pasi zyrtarizoi në krye të skuadrës trajnerin Melzin Lazimi, ka nisur punën për ndërtimin e grupit të lojtarëve që do të përballojnë sezonin e ri 2021-2022.

Basketboll-Meshkuj-2019-Goga-Basket-pushim-Melzin-Lazimi

Kampionët e Shqipërisë e hapën merkaton me tri goditje perspektive, duke nënshkruar fillimisht me të rinj shumë premtues si Frenki Lilaj, Giseld Ndreca dhe Richard Lilaj. Ndërsa konfirmuan gjithashtu edhe grupin e basketbollistëve vendorë, që ishin pjesë e sezonit të kaluar. Teuta, e cila na ka mësuar gjatë këtyre viteve të fundit për afrimin e lojtarëve cilësorë nga jashtë, e ka hapur merkaton “Made in USA” për këtë edicion, teksa ka firmosur me Ty Nichols.

pjimage (2)

Amerikani luan në pozicionet 1-2 dhe mendohet të jetë një pikë e rëndësishme për lojën e Lazimit. Për 4 sezone Nichols ka qenë pjesë e kolegjeve në SHBA, ndërsa në edicionin e kaluar ai është aktivizuar në Superligën e Kosovës te skuadrat e Prizrenit dhe Vëllaznimit, duke zhvilluar nga 9 ndeshje për secilin ekip. Me Prizrenin ai luajti në pjesën e parë të sezonit, duke regjistruar mesatarisht 15.7 pikë, 4.0 ribaunde dhe 7.1 asiste për ndeshje. Ndërsa me Vëllaznimin regjistroi 17.7 pikë, 4.2 ribaunde dhe 6.2 asiste për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"