Teuta akord me klubin polak, ja ku do të transferohet Sherif Kallaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 0:25

Teuta akord me klubin polak, ja ku do të transferohet Sherif Kallaku

Sherif Kallaku është një nga futbollistët më të spikatur të momentit në Kategorinë Superiore. 22-vjeçari nga Fushë-Kruja ka shkëlqyer me fanellën e Teutës, duke u shndërruar në një lider absolut te “Djemtë e Detit”.

kallaku batha

Por ky do të jetë sezoni i fundit e mesfushorit në Superiore, pasi mësohet se ai ka nënshkruar për 2 vite me skuadrën e Slask në Poloni, teksa gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët e ardhme. Klubi durrsak është dorëzuar më në fund dhe ka pranuar ofertën e polakëve, e cila ishte e kënaqshme, por për momentin nuk bëhen të ditura shifrat ekzakte.

Kujtojmë që në të kaluarën në këtë klub është aktivizuar edhe sulmuesi Sebino Plaku, aventura e të cilit, nuk shkoi dhe aq mirë me Slaskun.

Plaku Slask 3

Gjithsesi kjo i përket të shkuarës, pasi aktualisht skuadra e re e Kallakut, ndodhet në pozita komode, teksa është në luftë për të shkuar në Europë, pasi ndodhet në vendin e 4-t me 49 pikë në 30 ndeshje. Të njëjtën kuotë pikësh ka edhe vendi i tretë që mbahet e Leh Poznan.

sherif-kallaku-teuta-590x354

Në shkuarën në kampionatin polak janë aktivizuar edhe Armando Sadiku e Besnik Hasi, të cilët kanë qenë pjesë e Legias së Varshavës.  Përsa i përket Kallakut ai është shënuesi më i mirë i skuadrës së Teutës me nëntë gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"