Tetë skuadra zbresin në fushë, mësoni përballjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 10:43

Tetë skuadra zbresin në fushë, mësoni përballjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Do të luhen ditën e sotme 4 ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 10-të.

kategoria_dyte_cover

Në grupin A, do të zhvillohet vetëm një ndeshje, siç është ajo mes Sopotit dhe Mirditës, e cila do të luhet në Pezë. Fitorja për skuadrën nga Librazhdi është detyrim, pasi do i ngjiste në vendin e dytë, aq më tepër që luajnë edhe me vendin e fundit, që ende nuk ka marrë asnjë pikë.

Në grupin B, luhen 3 sfida. Butrinti kryesues pret në shtëpi Skraparin e vendit të fundit, një ndeshje ku fitorja nuk duhet të diskutohet për sarandjotët. Ndërkohë Labëria sfidon Gramozin, aty ku pritet të jetë një sfidë e luftuar, me skuadrat që do të kërkojnë fitoren.

Ndeshja tjetër është ajo mes Memaliajit dhe Tepelenës, të cilat renditen në pjesën e poshtme të tabelës së renditjes.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"