Tetë orë me autobus, udhëtimi drejt Greqisë “sfilit” Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 13:28

Tetë orë me autobus, udhëtimi drejt Greqisë “sfilit” Flamurtarin

Flamurtari mbërrin në Veria të Greqisë i sfilitur. Plot 8 orë udhëtim me autobus. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros do të zhvillojnë fazën e dytë përgatitore.

Flamurtari autobusi

Ekipi është nisur nga Vlora në mëngjes dhe ka mbërritur në Veria rreth orës 18:00 me orën lokale, ose 17:00 me orën tonë. Kuqezinjtë ishin me një grup me mungesa, ndërsa nuk kanë shkuar me ekipin dy afrikanët Kamara dhe Sidibe.

Flamurtari

Këta të fundit pajisen me vizë ditën e martë dhe më pas do t’i bashkohen grupit. Ndërsa lojtari nga Mali, Toungara, do të qëndrojë në Vlorë. Sot ekipi do të nisë përgatitjet, ndërsa dje është qetësuar për shkak të lodhjes nga rruga. Flamurtari do të qëndrojë 15 ditë në Greqi ku do të luajë edhe ndeshje miqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"