Tetë gola në një ndeshje vetëm para 9 viteve, shikoni kë keqtrajtonte Flamurtari atë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 21:52

Tetë gola në një ndeshje vetëm para 9 viteve, shikoni kë keqtrajtonte Flamurtari atë sezon

Partizani triumfoi sot me rezultatin e thellë 8-1 ndaj Luftëtarit, duke shënuar kështu një numër rekord golash për këtë sezon. Për të gjetur një ndeshje tjetër në Kategorinë Superiore ku një skuadër ka shënuar 8 gola, duket të kthehemi 9 vite para.

Kategoria Superiore 81

Bëhet fjalë për javën e 23-të të sezonit 2010-2011, kur Flamurtari i Gugash Maganit, masakronte me rezultatin 8-0 Elbasanin e Ilirjan Files.

Flamurtari-Elbasani 8-0

Kujtojmë që në atë sezon skuadra elbasanase zbriti në Kategorinë e Parë, teksa u rendit në vendin e fundit me vetëm 12 pikë në 33 jave, ndërkohë që Flamurtari zuri vendin e dytë.  Titulli kampion u fitua nga Skënderbeu, një sezon që prodhoi mjaft polemika.

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"