Tetë ditët magjike të Dibalës, 101 arsye për të dashur. Pas dëmtimit, “Joya” rikthehet protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 21:14

Tetë ditët magjike të Dibalës, 101 arsye për të dashur. Pas dëmtimit, “Joya” rikthehet protagonist

Çfarë jave për Dibalën! Si ajo e një “ylli” të rock-ut në turne. Pa fanellë dhe i rrethuar nga tifozët pasi “pushtoi” Romën, fantastik edhe në “Wembley”-n e tejmbushur nga tifozët, dhuroi gëzime edhe për publikun e shtëpisë. Të gjithë në këmbët e tij, që gjatë tetë ditëve të fundit, kanë bërë “magji”.

dibalaa

KOHA E HUMBUR – “Poker” maskash (festimi i argjentinasit) në tri ndeshje të ndryshme sepse kur topi i vjen në këmbë “Joya” e dërgon poshtë traversës sikur të ishte diçka e lehtë. Si të shtunën e kaluar kundër Lacios, në frymën e fundit: ishte goli i parë për vitin 2018, sepse për Krishtlindje mori një “dhuratë” jo të gëzueshme, në Kaljari, kur mbeti i dëmtuar. Dhe normalisht ka dashur të rikuperojë kohën e humbur, e këtë e ka bërë me një shpejtësi… Një kohë disi e njëjtë, me të cilën iu desh Juventusit për të përmbysur sfidën e dyfishtë me Totenhemin, gjithmonë me “firmën” e Paulos. Një bashkëpunim me Higuainin, në Londër, e kundërta e të zakonshmes sepse edhe në Udineze dyshja bardhezi ka treguar se funksionon në mënyrë të shkëlqyer.

DERI NË FUND – “Goli numër 101 në karrierë”, ka kujtuar Dibala, ditën e djeshme me një publikim në faqen e tij personale; i njëqindi ishte një goditje dënimi e “telekomanduar”. I përpiktë edhe në mënyrën sesi u tregon rrugën shokëve të skuadrës: “E dimë se varet nga ne gjithçka duam të bëjmë këtë vit: pra, të shkojmë deri në fund, si në sezonin e kaluar”. Për t’ia arritur, bardhezinjve u duhet të shkë- puten nga Napoli në garën për titull dhe rastin më të mirë do e kenë nesër kundër Atalantës: etapa e radhës së “turit” të Dibalës.

Tashmë, Masimiliano Alegri mund të mendojë vërtet për realizimin e projektit të tij fillestar. Skuadra e Sarrit shfaq futbollin më të bukur në Itali? Në Europë ka disa skuadra superiore krahasuar me kampionët e Serisë A? Gjithçka është e mundur, por “Maks” mbetet aty, kundër të gjithëve. Ndalesa e kampionatit më 25 mars është pranë e pas një jave kështu, duket se argjentinasi nuk ka dëshirë të ndalet.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"