Testimet te Lushnja, sot vendoset fati i lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 11:46

Testimet te Lushnja, sot vendoset fati i lojtarëve

Që nga fillimi i javës, lushnjarët ndodhen të grumbulluar në ambientet e kompleksit “Tropikal”, në plazhin e Durrësit.

Skuadra, e drejtuar nga trajneri Hysen Dedja, ka zhvilluar rregullisht dy seanca stërvitore në ditë dhe një miqësore me Tomorin, të fituar me rezultatin 2- 0.

lushnja tomori

Sot, drejtuesit teknik të skuadrës kanë në program një miqësore me Besën, që pritet të zhvillohet sërish në fushën sportive të kompleksit “Tropikal”.

Veç kontingjentit të plotë, te Lushnja ka disa lojtarë në provë, si Osmanllari, Përgjini, Khatsukov, Dyca. Deri më tani drejtuesit e Lushnjës kanë shprehur dëshirën për të mbajtur vetëm mbrojtësin Rexhep Memini.

lushnjaa

Merkato dimërore e verdhejeshile është më shumë e përqendruar në prapavijë, pasi në repartin defensiv ndodhen disa lojtarë të dëmtuar prej një kohe të gjatë.

Miqësorja e sotme me Besën do t’i shërbejë stafit për të krijuar një imazh më të plotë për lojtarët që janë në provë.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"