Test miqësor përpara ndërrimit të viteve, Bylisi nuk ia del përballë Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 18:10

Test miqësor përpara ndërrimit të viteve, Bylisi nuk ia del përballë Apolonisë

Bylisi është mundur nga Apolonia në testin e parë miqësor pas ndalesës së kampionatit shqiptar.

71150698_2426894914094586_46774302682382336_n

Ballshiotët janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga skuadra fierake. Për skuadrën e teknikut Dovedan ka shënuar mesfushori Donald Mëllugja.

80691723_2691124564277492_4833736218472611840_o

Ky është testi i parë miqësor që Bylisi ka zhvilluar deri tani. Mallakastriotët e mbyllën 2020 në vendin e dytë me 30 pikë, 1 më pak se Kukësi kryesues.

Ata u konfirmuan si surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"