Test miqësor në Katar, zbulohet kundërshtari me të cilin do të ndeshet Kosova para Maqedonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 15:10

Test miqësor në Katar, zbulohet kundërshtari me të cilin do të ndeshet Kosova para Maqedonisë

Përfaqësuesja e Kosovës, ka zyrtarizuar së fundmi një miqësore për muajin janar. Dardanët do të përballen në datën 12 Suedinë, në takimin që do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Kosova

Ky takim do t’i shërbejë skuadrës së Shaland, si test përgatitje, për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në datën 26 mars, e vlefshme për “Play-Off”-in e Ligës së Kombeve.

Kosovo-celebrate

Lajmi për miqësoren ndaj Suedisë, është bërë publik nga vetë Federata Kosovare e Futbollit, teksa detajet më të hollësishme rreth kësaj përballje do të bëhen publike ditën e nesërme në një konferencë për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"