Test brenda familjes, Laçi i Cungut pa mëshirë ndaj skuadrës së Stavri Nicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 18:19

Test brenda familjes, Laçi i Cungut pa mëshirë ndaj skuadrës së Stavri Nicës

Laçi i Armando Cungut ka zhvilluar dje një ndeshje miqësore me ekipin U-21 të klubit kurbinas që drejtohet nga një emër i njohur si Stavri Nica. Kjo skuadër është krijuar për herë të parë këtë sezon, kur edhe është parashikuar të zhvillohet kampionati U-21 me ekipe të krijuara nga klubet e Superiores.

laci-kukesi-600x450-1

Në testin e zhvilluar dje në kompleksin “Internacional” në Pezë, të besuarit e Cungut shënuan plot shtatë gola. Spikati tripleta e bomberit Kirian Nuabueze, i cili edhe këtë sezon do të vazhdojë të jetë pjesë e Laçit, pasi klubi nuk pati ofertën e duhur për ta shitur.

laci u21

Ndërkohë, golat e tjerë u realizuan nga Lushkja, Musta, Prenga dhe Rapo. Skuadra e parë pati disa mungesa, pasi emra si Xhixha, Shehu dhe Selmani janë të grumbulluar me Kombëtaren U21. Trajneri Nica po stërvit një grup prej 15 futbollistësh, ndërsa Cungu nga ana tjetër ka 25 lojtarë në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"