Test brenda familjes, Krasniqi e nis me dopietë tek Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:33

Test brenda familjes, Krasniqi e nis me dopietë tek Teuta

Teuta ka zhvilluar ditën e sotme një test brenda familjes, në qytetin e Pukës, ku durrsakët janë zhvendosur për të kryer minifazën përgatitore. Trajneri Edi Martini vuri përballë formacionin titullar, kundër lojtarëve rezervë, në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali”.

Teuta ne Puke

Nuk ka pasur surpriza për sa i përket rezultatit, të këtij testi brenda familjes, pasi kanë qenë titullarët kanë titullarët ata që kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Protagonist në këtë takim ishte sulmuesi i afruar së fundmi në merkato, Blerim Krasniqi, i cili realizoi dobietë, ndërkohë që goli i tretë u shënua nga talenti durrsak Lorenco Vila.

Për sa i përket Krasniqit, ish-sulmuesi i Skënderbeut, duket se është ambientuar mjaft mirë me skuadrën e re dhe pritet të jetë ai “bomberi” që do të udhëheqë Teutën në ndeshjet e Europës si dhe në edicionin e ri të Kategorisë Superiore.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"