Tersi me dëmtimet vazhdon te Bylisi, krahu i majtë mbetet… bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 10:57

Tersi me dëmtimet vazhdon te Bylisi, krahu i majtë mbetet… bosh

Bylisi nuk njeh pushim. Skuadra ka zbritur në fushë dje pasdite, për të kryer stërvitjen e parë për javën anti-Partizan. Nën urdhrat e stafi teknik ishin lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Kukësit dhe morën më pak. Ballshiotët kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga kryeqyteti, ndaj edhe Vlejko Dovedan po përgatit me kujdes maksimal strategjinë. Kujtojmë që atij iu desh që të sfidonte kryesuesit e kampionatit me 5 mungesa, e megjithatë në fund mundën që të merrnin një pikë të çmuar.bylisii

Tersi – Bylisin e ka ndjekur tersi i dëmtimeve, pasi lojtarët titullarë janë prekur shpesh. Antoni është operuar dy herë, Bicaj e Turabov që munguan gjatë. Pas tyre, Ymeralilaj e Aliaj, ndërsa tashmë Ndreca që nxori bërrylin. Krahas tyre, listës i shtohet Goxha i dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Vinsente që kishte fatkeqësi familjare dhe nuk mundi të luante me verilindorët.

Problemet vazhduan edhe gjatë ndeshjes. Ardit Peposhi luajti vetëm 26 minuta, pasi u dëmtua dhe e pati të pamundur të vijonte. Skuadra është disi e përgjysmuar, ndonëse afrimet e janarit kanë bërë që trajneri Veljko Dovedan të ketë më shumë alternativa. Gjithsesi, ballshiotët shpresojnë që në transfertën kryeqytetase të kenë ndonjë rikthim.

Jurgen Goxha dihet që nuk është i diponueshëm edhe për 5 javë, Edison Ndreca që e ka të pamundur të rikuperohet, ndërsa Ardit Peposhin mbetet pezull. bylisi

Ai sot do të marrë përgjigjen e ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë apo jo në fushë kundër të kuqve. Trajneri shpreson që mbrojtësi të jetë gati, pasi është i vetmi që mund të mbulojë krahun e majtë. Gjithsesi, deri të shtunën, trajneri Dovedan do të përzgjedhë 11-të më të mirët, që skuadra të mos thyhet në kampionat.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"