Ters për lojtarin e Mançester Junajtid, infektohet për herë të dytë me koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 21:56

Ters për lojtarin e Mançester Junajtid, infektohet për herë të dytë me koronavirus

Koronavirusi nuk i ndahet futbollistit të Mançester Junajtid dhe Brazilit Aleks Tejes. Mbrojtësi ka rezultuar për herë të dytë pozitiv me COVID-19. Ai u aktivizua në ndeshjen e fundit me Venezuelën për kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Pas takimit, Federata Braziliane e Futbollit komunikoi se 27-vjeçari ka gjurmë të virusit në organizimin e tij.
5fb157601539e
Brazili është nisur drejt Uruguajit për të zhvilluar takimin e radhës ndërkombëtar, ndërsa Tejes do t’i nënshtrohet analizave të dytë për ditën e sotme. Nëse përgjigjia rezulton sërish pozitive, ai do të largohet nga kombëtarja.

Ndërkohë, Brazili ka thirrur në vendin e tij Guijerm Aranën.

Tejes u infektuar me koronavirus në muajin tetor kur luante me Mançester Junajtid, por arriti ta kalonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"