Terror në Indonezi, 23-vejçari mbetet i vdekur pas sulmit të tifozëve kundërshtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 18:29

Terror në Indonezi, 23-vejçari mbetet i vdekur pas sulmit të tifozëve kundërshtarë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indonezi gjatë një ndeshje midis klubit të Persib Bandug dhe Persija Jakarta, rivalë të përbetuar me njëri-tjetrin. Qindra tifozë të kubit Persija Jakarta kanë goditur me shufra hekuri një tifoz të Persib Bandug duke e lënë të vdekur në vend.

fatal-football-match-indonesia

23-vjeçari Haringa Sirla ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i përballonte plagët e marra. Ndërsa policia indoneziane ka njoftuar se ka arrestuar 16 veta të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm ndaj të riut. Më pas ka reaguar edhe Federata Indoneziane e Futbollit e cila e dënon ashpër rastin në fjalë si dhe shpreh ngushëllimet për të afërmit e viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"