Terror ndaj Sopotit, Mirel Çota: Ja si tentuan të më godisnin në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2019 | 11:30

Terror ndaj Sopotit, Mirel Çota: Ja si tentuan të më godisnin në fushë…

Ndeshja Ada-Sopo ti u mbyll në bara zim 0-0, por brenda saj ka pasur shumë tension, madje në një moment të pjesës së dytë është ndërprerë loja për pak minuta. Një polemikë në distancë midis sulmuesit Mirel Çota të Sopotit dhe pjesëtarëve të stolit të Adës ishte pikënisja e tensionit që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Ada Sopoti

Lojtari librazhdas tregon për “Panorama Sport” gjithçka që ndodhi në fushën e Adës, duke theksuar se skuadra e tij u penalizua nga gjykimi me dy gola të anuluar, ndërsa për sigurinë fizike, sipas tij, në stadiumin ishin vetëm 3 policë civilë apo ndryshe stjuartë.

ÇOTA – “Po, ishte një ndeshje me tension dhe në pjesën e dytë u ndërpre loja. Nuk kishte asnjë mbrojtje, as polici asgjë, u bë kaos. Pas një faulli ndaj meje, më provokuan nga stoli i Adës. Unë u thashë: ‘Ça keni që flisni?’ Aty ishte një djalë, një stjuart a ku e di unë, i cili kërceu dhe tentoi të më godiste me grusht. Nuk kishte siguri dhe ne dolëm nga fusha për të pritur se çfarë do të bëhej.

Cota vs Ada

Prisnim vendimin e arbitrave. Nuk e di çfarë është bërë, por relacioni është bërë që ai person u fut në fushë dhe tentoi të më godasë. Ishin vetëm tre policë për sigurinë në atë ndeshje dhe situata mund të dilte fare kollaj jashtë kontrollit. Gjyqtarët nuk dinin çfarë të bënin, edhe ata i kapi paniku, por më pas u vendos që ndeshja të vazhdonte dhe të përfundonte. Nuk mund të flitej për futboll në atë ndeshje.

Mirel Cota

Na janë anuluar dy gola, që nëse do t’i shihni pamjet, do të habiteni. Ishin gola neto, por edhe arbitrat u frikësuan, sepse ata i shanin nga nëna, nga motra. Arbitrat nuk jepnin asnjë karton, sepse kishin frikë. Ne u munduam të qëndronim sa më të qetë dhe pas ndeshjes, për të mos pasur problem, sepse siç e thashë, aty ishin vetëm 3 persona që duhej të garantonin sigurinë, njëri civil, njëri me rroba plazhi”, ka thënë Çota për gazetën.

Ada Sopoti Cota

Sa për kronikë, edhe Ada pati disa raste për shënim, por tentativat e Markolajt dhe Nikshiqit nuk gjetën katërkëndëshin e portës kundërshtare. Trajneri Vahedin Pepaj u shpreh pas ndeshjes se velipojakët kërkojnë të ngjiten në Kategorinë e Parë.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"