Tërmeti tragjik, klubi kosovar donacion për familjarët e viktimave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 13:06

Tërmeti tragjik, klubi kosovar donacion për familjarët e viktimave

Një tjetër klub futbolli është sensibilizuar me tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gjilanin. 

Gjilani-Gre-696x464

Bordi drejtues i klubit që militon në elitën e futbollit kosovar, vendosi që të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave në sfidën kundër Prishtinës që përfundoi në barazim 0-0, të dhurohen donacion për familjet e viktimave të prekur nga tragjedia e tërmetit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri.

Gjilani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"