Tërmeti tragjik, Hasani dhe Ahmataj të tronditur: Ishte tmerr i vërtetë, qëndruam me kokën mbrapa duke pyetur stafin nëse …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 18:23

Tërmeti tragjik, Hasani dhe Ahmataj të tronditur: Ishte tmerr i vërtetë, qëndruam me kokën mbrapa duke pyetur stafin nëse …

Tërmeti i 26 nëntorit tronditi Shqipërinë duke u shndërruar në një tragjedi me 51 viktima. Ky moment i vështirë për vendin tonë, solli ndërprerjen e futbollit shqiptar për 1 javë, duke u gjendur pranë familjeve të prekura.

ahmataj tirana

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, folën edhe trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, si dhe futbollisti Edon Hasani të cilët rrëfyen këtë moment për “Supersport”, duke u shprehur:

JULJAN AHMATAJ:

“Mendja ndoshta nuk është këtu. Kemi menduar të bëjmë stërvitje sa më të ekuilibruar më argëtuese që t’i sjellim lojtarët në harmoninë e duhur. Futbollistët janë luftëtarë që janë përballur me vështirësi të mëdha në jetë dhe kanë arritur deri këtu, falë kurajës që kanë. Janë frikësuar ata që kanë familje mbrapa.

Të gjithë janë munduar të bëjnë diçka të mirë në këtë situatë, janë bashkuar të gjithë shqiptarët pa dallim të asnjë pikëpamjet. Të gjithë kanë venë në dispozicion sa kanë mundësi për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Ka bërë mirë shtyrja e kampionatit. Shoku psikologjik do kohë të largohet. Duhet të dalim në fushë dhe të japim më të mirën”, u shpreh Ahmataj.

julian ahmataj

EDON HASANI:

Tërmeti – Ishte tmerr i vërtetë. Dola nga banesa dhe mora familjen në telefon. Të gjithë po dilnin jashtë po hynin në makina për të ikur. E di atë imazh dhe e kam në mendje. Ishim pushim në stërvitje dhe ika në Shkodër 2-3 ditë. Është keqardhje për viktimat dhe familjet e tyre. Duhet të jenë të fortë dhe të kalojnë këtë situatë”.

edon hasani

Ndihmat- Ishte nisëm e marrë nga stafi dhe futbollistët. Ishte diçka normale në këtë tragjedi që ndodhi dhe duhet ta kalojmë sa më shpejt”.

Stërvitja-  Në stërvitje qëndruam me kokën mbrapa duke pyetur stafin nëse po bien tërmete dhe normalisht ndikon për keq. Kishim frikën e përsëritjes së diçkaje të tillë dhe nuk mund të stërviteshim normalisht”.

Kukësi- Edhe në shtator ra tërmet para ndeshjes me Kukësin dhe Kukësi ka ekip cilësor dhe pretendent për të dalë kampion duhet të jemi të përqendruar për të marrë më të mirën”, u shpreh Hasani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"