Tërmeti prish planet e skuadrës nga Kosova, lojtarët dhe stafi teknik largohen nga Durrësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 23:01

Tërmeti prish planet e skuadrës nga Kosova, lojtarët dhe stafi teknik largohen nga Durrësi

Tërmeti i djeshëm i orës 21:15 shkaktoi panik jo vetëm te qytetarët në Durrës dhe Tiranë, por dhe te skuadra e futbollit të Kosovës Drenica.

76959136_2572661416102854_2769481133929267200_o
Skuadra ishte zhvendosur në qytetin bregdetar prej disa ditësh për të kryer fazën përgatitore përpara rikthimit të kampionatit IPKO Superliga.

Lëkundja e fortë e ditës së djeshme dhe fakti që Durrësi është kthyer në një epiqendër të tërmeteve të muajve të fundit e bindi klubin e Drenicës të ndërpresë përgatitjet dhe të kthehet në shtëpi.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku vdiqën 51 persona, paniku te qytetarët në vendin tonë është shtuar shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"