“Tërmet” te Barcelona, Bartomeu në fund të mandatit si president i katalanasve dëshiron të ndryshojë të gjithë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:34

“Tërmet” te Barcelona, Bartomeu në fund të mandatit si president i katalanasve dëshiron të ndryshojë të gjithë…

Barcelona është duke u përballur me një situatë shumë të vështirë financiare, për shkak të pezullimit të futbollit nga Koronavirusi.bARTOMEU5

Megjithatë në ndihmë klubit i kanë ardhur lojtarët, të cilët kanë reduktuar pagën e tyre me 70%. Kur shumica po flasin për merkaton e verës dhe lëvizjet që do bëjë Barcelona, presidenti Josip Maria Bartomeu është duke menduar për diçka tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, numri 1 i katalanasve po mendon të ndryshojë të gjithë bordin drejtues.

Bartomeu është në fund të mandatit si president i Barcelonës dhe dëshiron që në shkarkojë të gjithë bordin drejtues, për t’i zëvendësuar ata me njerëz të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"