Tërhiqet nga Olimpiada skiatori Erjon Tola: Federata nuk më paguan trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 17:23

Tërhiqet nga Olimpiada skiatori Erjon Tola: Federata nuk më paguan trajnerin

Ditën e djeshme, presidenti Meta u ka dhënë flamurin pjesëtarëve të Ekipit Olimpik Shqiptar, të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

MZPUcUM

Ndërsa, në ditën e sotme, skiatori Erjon Tola, ka deklaruar për “Tv Klan” se nuk do të shkojë në Olimpiadën që nis më datë 9 shkurt në Korenë e Jugut. Sipas tij, Federata Shqiptare e skisë nuk ka marrë përsipër të paguajë trajnerin e tij.

“Pasi Federata zgjodhi të mos paguajë trajnerin tim atëherë në këtë pikë është e kotë të përfaqësoj Shqipërinë në Olimpiadë”, është shprehur skiatori.

Erjoni

Presidenti i kësaj federate, Shkëlqim Mema, ka deklaruar më pas se federata e drejtuar prej tij nuk i ka mundësitë financiare dhe se kjo çështje duhet të ishte diskutuar më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"