Tërhiqet kapiteni i Skocisë, Shqipërinë e sfidon talenti i Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2018 | 22:37

Tërhiqet kapiteni i Skocisë, Shqipërinë e sfidon talenti i Mançester Junajtid

Skocia do të jetë një prej rivalëve të Shqipërisë në kompeticionin më të ri që starton nga shtatori, Liga e Kombeve. Për skuadrën skoceze, së fundmi ka dy futbollistë që kanë përbërë lajm. I pari është kapiteni i skuadrës Skot Braun, i cili ka bërë me dije tërheqjen nga skuadra përfaqësuese.

2018-World-Cup-Qualifications-Europe-Lithuania-vs-Scotland

“Nuk kam mundësi që të vijoj të jap më të mirën time në dy fronte, edhe me skuadrën, edhe me Kombëtaren. Dua që të jem i fokusuar vetëm te Sëlltiku gjatë gjithë kohës dhe këtë gjë ia kam bërë me dije edhe vetë trajnerit Mek Leish”, është shprehur 32-vjeçari. Mirëpo, për Skocinë nuk ka pasur vetëm lajm largimi. Shqipërinë në Ligën e Kombeve mund ta sfidojë një talent i zbuluar nga Hoze Murinjo.

Mek Tominei

Mesfushori i Mançester Junajtid, Skot Mek Tominei, është synimi kryesor i trajnerit të Skocisë për ta bindur, pasi për shërbimet e mesfushorit të ri është në garë edhe kombëtarja e “tre Luanëve”, Anglia. Më parë, talenti ka refuzuar përfaqësuesen U-21 të Skocisë, por ftesa nga ekipi i parë përfaqësues mund ta bindë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"