Tërheqja nga futbolli e “magjistarit” Ronaldinjo, ja urimet më speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 19:14

Tërheqja nga futbolli e “magjistarit” Ronaldinjo, ja urimet më speciale

Në moshën 37-vjeçare, Ronaldo de Asis Moreira i ka dhënë lamtumirën futbollit. Kampioni brazilian, i cili nga të gjithë njihet si Ronaldinjo, nuk luante asnjë ndeshje zyrtare nga viti 2015, por vëllai i tij Roberto de Asis Moreira dha lajmin se ai nuk do të luajë më. I rritur te Gremio, luajti në Europë me PSG-në, Barcelonën dhe Milanin përpara se të rikthehej në Amerikën e Jugut. I vetmi lojtar në historinë e futbollit që fitoi Botërorin, Champions-in, Kupën Libertadores dhe “Topin e Artë”.

ronaldinho

Homazhet dhe urimet për të kanë ardhur nga të gjithë, miq dhe rivalë në fushën e lojës. Sepse një magjistar i futbollit nuk mund të urrehej kurrë. Por Ronaldinjo nuk ishte një risi vetëm në futbollin e luajtur, por edhe në atë të marketingut. Video e parë në internet që arriti 1 milionë shikime ishte pikërisht e tij. Kompania “Nike” prezantoi këpucët e reja me yllin brazilian, i cili godiste traversën e portës nga mesfusha.

Pele: Ti solle buzëqeshje në fytyrën e të gjithëve. Uroj që t’i driblosh të gjitha sfidat që do të sjellë jeta, ashtu siç bëje në fushën e lojës.

Nejmar: Çfarë nderi të jem pjesë e historisë tënde. Do të kujtoj gjithmonë alegrinë në fushën e lojës. Ke lënë pas një detyrë të vështirë për ne të tjerët që është arti i futbollit. Faleminderit për gjithçka ke bërë për ata që e adhurojnë futbollin.

Mesi: E kam thënë gjithmonë që kam mësuar shumë nga ty. Do të jem gjithmonë mirënjohës që ma bëre shumë të lehtë prezencën time në dhomat e zhveshjes së Barcelonës. Pata fatin të ndaja shumë gjëra me ty dhe më vjen mirë për këtë. Përveç faktit se ishte një fenomen me topin, je edhe një person i madh. Kjo është më e rëndësishme. Pavarësisht se vendose të shkoje, futbolli nuk do ta harrojë kurrë buzëqeshjen tënde. Të uroj më të mirat Ronie!

Samuel Eto: Vëllai im, faleminderit për gjithçka!

Kasijas: Më ke bërë shpeshherë të vuaja, por si adhurues i futbollit të kam vlerësuar gjithmonë çfarë ke bërë. Çfarë spektakli!

Paulo Dibala: Faleminderit për çdo buzëqeshje në çdo ndeshje!

Andrea Pirlo: Faleminderit Roni, ishte një nder të luaja krahë teje!

Tiago Silva: Sapo i dha fund karrierës një monstër e vërtetë. Person me zemër të madhe. Jam krenar që kam qenë pjesë e karrierës tënde. Të admiroj. Zoti të bekoftë! Të dua! Antonini: Më vjen mirë që kam vrapuar për ty në krahun e majtë dhe nuk jam penduar kurrë. Ia ka vlejtur! Boateng: Kurrë nuk do të ekzistojë lojtar më i mirë në këtë planet!

Leonardo: Çfarë karrierë miku im! Argëtohu edhe tani që s’do të luash futboll.

Borrielo: Erdhi zyrtarizimi i largimit tënd nga futbolli. Një ditë e trishtuar për Zotin e topit. Një nder që kam luajtur me ty në modulin 4-2 dhe fantazi, në atë Milan që kishte burra dhe kampionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"