Tërheqja e kandidaturës nga FSHF, UEFA zbulon stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 15:33

Tërheqja e kandidaturës nga FSHF, UEFA zbulon stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës

UEFA ka përcaktuar ku do të luhen finalet e Kupave të Europës për vitin 2022 dhe 2023, si për futbollin e meshkujve ashtu dhe për atë të femrave.

stad

Në takimin e fundit të mbajtur në Amsterdam me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s u caktuan stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës, ndërkohë aty u konfirmua dhe tërheqja e Shqipërisë për mbajtjen e finales së Supërkupës.

Tërheqja ka ardhur për shkak se prioriteti i Shqipërisë është që të sjellë në “Air Albania Stadium” finalen e Ligës së Konferencave, një kompeticion i ri që do të fillojë së shpejti, ashtu siç njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Lista:

-UEFA Europa League 2022: Puskás Aréna, Budapest, Hungary

-UEFA Women’s Champions League 2022: Juventus Stadium, Turin, Italy

-UEFA Women’s Champions League 2023: PSV Stadium, Eindhoven, Netherlands

-UEFA Super Cup 2022: Helsinki Olympic Stadium, Finland

-UEFA Super Cup 2023: Kazan Arena, Russia

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"