Tërbuni zyrtarizon liberianin Gebor në fundin e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2015 | 18:04

Tërbuni zyrtarizon liberianin Gebor në fundin e merkatos

geborAbel Gebor është goditja e fundit e Tërbunit, e bërë në limitet e merkatos. Mesfushori liberian ka firmosur dje për pukjan- ët. 25-vjeçari më parë ka luajtur me skuadra si Fort Lauderdale Schulz Akademi, Fort Lauderdale Strikers, Malchouer si dhe FC Honka, ndërsa tani do të nisë një tjetër aventurë, por këtë herë në Shqipëri me Tërbunin.

Ndërkohë që po dje janë federuar edhe tre lojtarë të tjerë, të cilët janë stërvitur prej kohësh me pukjanët. Fjala është për Borko Milenkoviç, Adrian Rudoviç, si dhe Elvin Ujka. Me këto afrime, Tërbuni duket se po merr formën e duhur, për ta përballuar Superioren.

Nikaj – Trajneri Samuel Nikaj, në një bisedë për “Panorama Sport”, u shpreh i kënaqur për fitoren e parë të arritur në kampionat. “Gjatë gjithë javës isha përgatitur për këtë takim dhe kisha besim te djemtë se do të arrinin një rezultat pozitiv. Ndaj ballshiotëve bëra disa ndryshime që rezultuan efikase. Gjithashtu një paraqitje të mirë bënë edhe dy lojtarët që futa në pjesën të dytë Vatnikaj dhe Sulmata, i cili realizoi golin e dytë. Me afrimin e këtyre lojtarëve të federuar, mund të them se jam më i qetë, ndërsa pres edhe ndonjë lojtar në formë huazimi. Objektivi ynë është që të mos e diskutojmë mbijetesën”.

LISTA E FEDERIMEVE TË TËRBUNIT
Eglant Haxho
Elvin Ujka
Bruno Bejleri
Ervin Rexha
Julian Brahja
Roland Peqini
Vilson Lila
Sadush Danaj
Klodian Sulollari
Borko Milenkoviç
Ardian Rudoviç
Fravio Prendi
Arbër Mone
Julian Gërxho
Alush Gavazaj
Artan Karapici
Gerald Tushe
Abaz Karakaçi
Gentian Manuka
Mergent Sulmataj
Herald Marku
Abel Gebor
Arbër Dhrami
Enco Malindi
Jurgen Vatnikaj
Taulant Marku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"