Tërbuni shpreson tek Apeli, ja çfarë kanë bërë së fundmi lojtarët e skuadrës pukjane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 12:08

Tërbuni shpreson tek Apeli, ja çfarë kanë bërë së fundmi lojtarët e skuadrës pukjane

Pavarësisht se Tërbuni është përjashtuar nga kampionati, lojtarët e tij vazhdojnë stërvitjen. Klubi ka bërë me dije se e ka apeluar çështjen, duke besuar se vendimi do të ndryshojë.terbuni

Në kampin pukjan pretendojnë se incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes me Egnatian, kështu që është pa vend një dënim kaq ekstrem.

Tifozët e Tërbunit janë shumë të indinjuar. Denis Myrtja, një nga titullarët e ekipit pukjan, thotë: “Prej tri sezonesh luaj për Tërbunin dhe gjithçka ka qenë korrekte në ‘Ismail Xhemali’.

Përderisa loja u mbyll pa asnjë incident, pse duhet të ndëshkohemi si ekip? Po vazhdojmë stërvitjen, duke besuar se Apeli do të na ndihmojë. Edhe nëse Tërbuni do të jetë në të Dytën sezonin e ri, përsëri do të jem pjesë e tij, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar”.

D. Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"