Tërbuni projekton surprizën ndaj “demave”

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 28, 2016 | 13:33

Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajme Flash Terbuni

Tërbuni projekton surprizën ndaj “demave”

Në mungesë të trajnerit Viktor Gjoni, Tërbuni ka zbritur dje në fushë nën urdhrat e zëvendësit të tij, Eldiano Topi. terbuni duke festuar ne korceNdeshja ndaj Partizanit, e cila do të luhet në fundjavë, është mjaft e vështirë për pukjanët, të cilët do të kërkojnë një tjetër surprizë si ajo që bënë në Korçë dy javë më parë.

“E dimë që do të luajmë një takim mjaft të vështirë, megjithatë do të synojmë të mos dalim pa pikë. Do të përgatitemi gjatë gjithë javës për një gjë të tillë”, ka thënë Topi, i cili pranon se ekipi i tij e ka të vështirë që të mbijetojë.

“Në pikën ku ka arritur kampionati për Tërbunin është e vështirë që të mbijetojë në Superiore, por ne do të bëjmë më të mirën tonë në çdo ndeshje, për të respektuar kampionatin dhe për të luajtur si të barabartë me çdo kundërshtar. Në takimin me Partizanin unë dhe trajneri Gjoni presim një përballje të bukur dhe me ritëm, pasi kundërshtari synon trepikëshin duke qenë se garon për titullin kampion. Lojtarët janë optimistë dhe pas humbjes në shtëpi besojnë se mund të kthehen te rezultatet pozitive”, ka mbyllur Topi, i cili vlerë- son lojën e ekipit, që përbëhet nga lojtarë të rinj në moshë dhe pa shumë eksperiencë. Në ndeshjen e fazës së tretë, Tërbuni arriti të barazonte me Partizanin në Pukë.

Përgatiti: D.Pema




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com