Tërbuni nuk njeh limite, merkato te… Bolonja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 15:50

Tërbuni nuk njeh limite, merkato te… Bolonja

Tërbuni ka nisur prej së hënës përgatitjet për kampionatin e ardhshëm. Përveç seancave stërvitore, drejtuesit duken shumë aktivë për sa i përket merkatos ku synojnë të ndërtojnë një ekip cilësor që të pretendojë ngjitjen në elitë. Kryebashkiaku Gjon Gjonaj, që është njëkohësisht edhe president i skuadrës, i ka lënë dorë të lirë trajnerit Kreshnik Krepi për të zgjedhur lojtarët që të formojë skuadrën.

terbuni1

Numri i lojtarëve që kanë nisur stërvitjen ka shkuar në 22 ku çdo ditë shtohen futbollistët nën urdhrat e trajnerit Krepi. Mesfushori Tërbuni është fokusuar shumë në tregun e huaj në këtë merkato vere. Lojtari më i fundit që pritet të afrohet në skuadër është mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Kadele Goh.

Kadaele Goh

Ky i fundit është 20 vjeç dhe ka qenë pjesë e klubit të Bolonjës ku ka luajtur me U-19 të kësaj skuadre. Gjithashtu, drejtuesit janë në bisedime edhe me brazilianin Xhaferson Renan me pozicionin sulmues i ditëlindjes 18 mars 1993. Këtu shihet qartë se bisedimet po fillojnë që të afrohen shumë lojtarë, por të gjithë do japin provat.

Xhaferson Renan

Brenda kësaj jave, trajneri Krepi do ketë shumë lojtarë të Kategorisë së Parë, por edhe futbollistë të tregut të huaj. Por, problem është edhe porta, ku pukjanët janë në bisedime me portierin lezhjan Demi.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"