Tërbuni në podium, ja notat e skuadrave për javën e 30-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2016 | 15:06

Tërbuni në podium, ja notat e skuadrave për javën e 30-të

Lojtaret e Terbunit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, , Skenderbeu-Terbuni i Pukes, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce.	/r/n/r/nTerbuni's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Terbuni of Puka, 2-3 at the Skenderbeu stadium in Korca.

Tërbuni 9 – Ka bërë atë që nuk ndodhte prej dy vitesh në kampionat: Mposhti “ujqërit” në “strofullën e tyre”. Skuadra e drejtuar nga Viktor Gjoni ka bërë surprizën më të bukur të këtij kampionati, si për të treguar edhe një herë bukurinë e kësaj loje: Nuk ka ndeshje të lehta në letër dhe çdo sfidë është e vlefshme për tri pikë.

Partizani 8 – Tre gola dhe tri pikë që e kanë ngushtuar në vetëm dy të tilla diferencën me korçarët. Skuadra e Agostinelit ka përfituar mrekullisht nga disfata e Skënderbeut, duke vënë seriozisht në kërcënim korçarët, duke ditur që përveç të tjerave, kanë edhe një përballje direkte për të zhvilluar.

Flamurtari 7.5 – Përmbysje “e çmendur”, që vlen shumë. Një triumf i arritur vetëm në 45 minutat e dyta të lojës, në të cilat skuadra mike u duk qartë që ishte një ekip me dëshirën për të siguruar mbijetesën. Fitore karakteri!

Bylisi 6 – Një pikë në garën për titull nuk është shumë në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi, por duke parë rivalin, atëherë Bylisi mund të kënaqet. Skuadra e Zildzoviçit është duke rezistuar mrekullisht në garën për mbijetesë dhe një pikë përballë 24 herë kampionëve është shumë e vlefshme.

Tirana 6 – Transfertë e vështirë për një ekip me organikë të cunguar dhe në fund mund të konsiderohet e pranueshme. Pavarësisht se ishte java e artë që të mund të afroheshin me vendin e tretë, Tirana e Dajës nuk ka humbur terren me rivalet për Europën.

Teuta 6 – Përballja me një rival direkt në shtëpi, ishte një nga ndeshjet e rëndësishme të mbetura për durrsakët, që e kanë kaluar me sukses. Pas serisë së fitoreve radhazi të Kukësit, ndalja e tyre konsiderohet një rezultat pozitiv për Teutën.

Kukësi 6- Kukësi nuk njeh humbje, më së paku në ndeshjet e fundit dhe kjo e mban ende në vendin e tretë. Ndryshe nga rivalët, përballja në Durrës kishte të pranueshme dy rezultate dhe njëri prej tyre u arrit nga skuadra e Duros. Në këtë mënyrë, fakti që edhe pas kësaj jave nuk ndodhi asnjë ndryshim në klasifikim, atëherë nuk ka vend për kritika.

Laçi 3.5 – Kishte në dorë të merrte tri pikët dhe Cetkoviç ia mundë- soi me një “perlë” nga kufijtë e zonës, por në pjesën e dytë skuadra nuk meriton notë. Pavarësisht se humbjet janë të papranueshme, kurbinasit kanë ende një justifikim për çdo disfatë në kampionat: Objektivin kupë.

Vllaznia 3 – Notë si tre golat e pësuar në kryeqytet. Pavarësisht mungesave, skuadra e Cungut nuk rezistoi deri në fund përballë skuadrës që pretendon të zbresë nga froni Skënderbeun. Mbijetesa kërkon një tjetër Vllazni dhe shumë më shumë sakrificë sesa kaq në fushën e lojës.

Skënderbeu 2 – Dy pikë është diferenca aktuale me Partizanin, po ashtu vendi i parë humbet në shtëpi pas dy viteve, ndërkohë që kjo ishte humbja e dytë radhazi në kampionat për Skënderbeun. Disfata e pësuar nga të besuarit e Josës ka rihapur edhe një herë kampionatin dhe tashmë korçarët nuk kanë detyrim vetëm fitoren përballë Partizanit, por edhe asnjë rezultat tjetër negativ deri në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"