Tërbuni në histori, kap elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2015 | 8:58

Tërbuni në histori, kap elitën

terbuniTËRBUNI-BESËLIDHJA 2-0
GOLAT: Lekaj 40′, T.Marku 87′ Tërbuni: Giljen, Mone, Lila, Kepi, Lekaj, Çutra, Rroca, Greca, Mziu, Djarmati (T.Marku 58′), Agastra (Grishi 89′). Trajner: E.Plori
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani, Jakupi, Dibra (Gjokeja 29′), Semina, Gjogjeviç (Hoxha 46′), Manuka, Muçollari (Marashi 69′), Erkoçeviq, Malo, Bajiç. Trajner: R.Kulli
KARTONË TË VERDHË: Erkoçeviq 7′, Mziu 34′, Lekaj 41′, Djarmati 47′, Shytani 48′, Malo 56′, Jakupi 65′, Semina 72′, Giljen 81′, Marashi 81′ GJYQTARË: K.Meta, N.Bregasi, D.Agaraj (Tiranë) DELEGAT: A.Janku (Tiranë) VËZHGUES: F.Tare (Tiranë)

Historia shkruhet një herë dhe mbe tet. Është nga ato ditë që i përjeton vetëm një herë në jetë. Kjo u ka ndodhur dje lojtarëve të Tërbunit, trajnerit Elvis Plori dhe stafit të tij, presidencës së skuadrës dhe sportdashësve të Pukës. Për herë të parë në historinë e vet, Tërbuni arrin të ngjitet në Superiore. Pas 79 vitesh që pas krijimit si klub, pukjanët kanë shkruar dje historinë që do të kujtohet gjithmonë. Më shumë se 6 mijë tifozë në stadium dhe i gjithë qyteti më pas kanë festuar deri në të gdhirë suksesin që i bën pjesë të elitës së futbollit shqiptar.

Tërbuni fiton edhe finalen e fundit të kampionatit 2-0 ndaj Besëlidhjes dhe, përveç objektivit primar, ka regjistruar edhe një tjetër rekord duke e mbyllur sezonin pa asnjë humbje. Senad Lekaj dhe Taulant Marku kanë shënuar në triumfin e djeshëm ndaj Besëlidhjes, që edhe sezonin e ardhshëm do të mbetet në Kategorinë e Parë. Një sfidë e luftuar fort për çdo top dhe deri në sekondën e fundit. Gjithashtu, nuk kanë munguar as momentet e tensionit në disa raste mes lojtarëve apo tifozërive respektive në shkallët e stadiumit.

Pjesa e parë Takimi ka nisur me Besëlidhjen që sulmon që në sekondat e para. Tërbuni, nga ana tjetër, qëndron në pritje dhe lojtarët duken të qetë. Në minutën e 3-të vjen edhe rasti më i pastër për Besëlidhjen që rezultoi të mbetej i tillë për të gjithë takimin. Manuka shpërthen në të majtë dhe shërben për Malon në zonë, i cili, vetëm 5 metra larg me portën e boshatisur, bën të pabesueshmen duke e nxjerrë topin jashtë. Pas 10 minutave të para nën presion, vendësit arrijnë të dalin në lojën e tyre. Mone, Çutra dhe Agastra janë në formë, por mungon pasimi i fundit. Në minutën e 25-të vjen edhe goditja e parë e vendësve. Është Agastra që tenton nga jashtë zonës, por topi përfundon shumë mbi tra. Tri minuta më pas janë sërish miqtë, të cilët krijojnë një rast tjetër të rrezikshëm. Malo tenton të driblojë një futbollist vendës që devijon topin që përfundon te Bajiç, i cili godet në pozicion diagonal, por sfera kalon ngjitur me shtyllën. Me kalimin e minutave, Tërbuni bëhet i rrezikshëm dhe krijon raste. Në një prej tyre, në minutën e 40-të, Mone kroson në zonë nga një goditje këndi nga e majta dhe aty është Lekaj që kërcen mbi të gjithë duke goditur bukur me kokë dhe i kaluar vendësit në avantazh. Lojtarët e Tërbunit shkojnë dhe festojnë me tifozët. Pas këtij momenti, tifozët lezhjanë acarohen dhe hedhin sende në fushë, në një kohë që ndaj tyre kundërpërgjigjen pukjanët. Megjithatë, ky acarim shuhet në pak minuta. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
Pjesa e dytë nis me ndryshim për miqtë. Trajneri Kulli nxjerr Gjorgjeviç për Hoxhën. Megjithatë, Tërbuni është më i rrezikshëm. Në minutën e 48-të, Agastra në të majtë pason për Çutrën në zonë, që i ka mundësi të dyfishojë, por goditja e tij përfundon shumë mbi tra. Me kalimin e minutave, shtohen ndërhyrjet mes lojtarëve, në një kohë që loja ka shumë ndërprerje. Lezhjanët mundohen të organizohen, por e kanë të vështirë përballë mbrojtjes vendëse që është e vendosur mirë. Në të 70-ën është Mone që nis një kundërsulm dhe topi përfundon tek Agastra, i cili nuk godet siç duhet dhe del huq. Në minutën e 81-të krijohet tension në fushë mes lojtarëve pas një ndërhyrjeje të Malos ndaj Mones. Në këtë moment ndërhyn edhe portieri malazez i Tërbunit dhe nxehen gjakrat. Megjithatë, kjo situatë kalon me kartonë të verdhë për të dyja palët. Pukjanët e ruajnë qetësinë dhe e menaxhojnë mirë avantazhin. Në të 87-ën, vendësit organizojnë një kundërsulm të rrezikshëm me Grecën në të majtë që hyn në zonë dhe shërben për Taulant Markun, i cili, me portën e boshatisur nga fare pranë, nuk e ka të vështirë të shënojë. 2-0 dhe festa e realizimit të ëndrrës nis në të gjithë stadiumin. Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë dhe në fund stadiumi ngjyroset me të kuqe pas fishekzjarrëve që hedhin tifozët vendës. Tifozët bëjnë një xhiro rreth stadiumit duke u përshëndetur me sportdashësit dhe, më pas, marrin medaljet dhe trofeun e kampionit të Grupit A. Te lezhjanët ka lot, në një kohë që

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"