Tërbuni, merkato në Kukës, synohet Rexhepi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2012 | 9:56

Tërbuni, merkato në Kukës, synohet Rexhepi

Pukjanët janë duke vëzhguar mbi futbollistët e lirë që ndodhen në treg për të bërë përforcimet për sezonin e ardhshëm. Përveç pëlqimit të Ribajt dhe Gërxhos, duket se Syla ka nisur të kërkojë përforcime edhe në mbrojtje. Këtë herë radhën e ka mbrojtësi i Kukësit, Klaudio Rexhepi. 22-vjeçari pëlqehet nga presidenti Petrit Syla, po ashtu ka pasur edhe bisedime. Biseda nuk i ka kaluar më tej kufijtë, thjesht presidenti ka shprehur dëshirën për ta pasur këtë vit në radhët e skuadrës së tij, por gjithçka mbetet në duart e lojtarit, i cili ka të drejtë të vendosë vetë për të ardhmen pasi, me përfundimin e kampionatit, ai është një lojtar i lirë. Përveç këtyre tre emrave, drejtuesit e Tërbunit kanë piketuar edhe futbollistë të tjerë, por që me nisjen e merkatos do të bëjnë dhe goditjet e para, që më pas të vazhdojnë me nisjen e stërvitjes, ku do shihen emra të ndryshëm që do të provohen dhe konfirmohen në radhët e kësaj skuadre.
E.Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"