Tërbuni, Kaçaj beson te surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 14:24

Tërbuni, Kaçaj beson te surpriza

David Kaçaj luan sezonin e tij të parë në Kategorinë Superiore. 19-vjeçari me origjinë nga Lezha ka zënë vend te Tërbuni, duke u aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit si sulmues. Nipi i ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj, shpreson të lërë gjurmë në futboll ashtu si xhaxhai i tij.terbuni1 “Ky është viti im i parë në Superiore dhe po bëj gjithçka për t’u afirmuar. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje, Tërbuni po përmirësohet. Të shtunën luajmë në transfertë ndaj Skënderbeut, por nuk kemi çfarë humbim. Mos u çudisni nëse bëjmë surprizën në Korçë.

Jemi një grup i ri lojtarësh që japim maksimumin”, ka thënë sulmuesi në një bisedë për “Panorama Sport”. Ndërkohë, gjasat janë që trajneri Viktor Gjoni të bëjë ndryshime të mëdha në formacion. Pritet që një pjesë e titullarëve të javëve të fundit të lihen në stol ose pushim.

Gjasat janë që t’u jepet hapësira futbollistëve më pak të aktivizuar në këtë pjesë të dytë të kampionatit. “Do të respektojmë kampionatin deri në fund. Ju kam kërkuar lojtarëve të luajnë lirshëm, edhe pse kemi përballë ekipin më të mirë të Superiores”, është shprehur trajneri i Tërbunit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"