Tërbuni, firmos Gerald Tushe: Qëndrojmë gjatë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2015 | 17:44

Tërbuni, firmos Gerald Tushe: Qëndrojmë gjatë në Superiore

Tushe feston me PartizaninGerald Tushe, ish-lojtar i Tiranës, Partizanit, Dinamos, por edhe e Mamurrasit sezonin e fundit është zyrtarisht një lojtar i Tërbunit. Ai ka nënshkruar dje një kontratë 1- vjeçare me pukjanët, por me të drejtë rinovimi. Në një bisedë për “Panorama Sport”, tiranasi Tushe është shprehur i kënaqur që edicionin e ardhshëm do të veshë fanellën e Tërbunit, ndërsa premton maksimumin. “Unë do të jap maksimumin tim për këtë skuadër që të qëndrojë sa më gjatë në Superiore.

Duket qartë se edhe objektivi i drejtuesve të Tërbunit është që ky ekip të mos jetë kalimtar në elitë. Konkurrenca do të jetë e madhe në ekip, sepse po afrohen lojtarë me përvojë dhe shumë cilësorë që kanë luajtur me ekipet e Superiores. Që takimin e parë me Tërbunin do të vendosem kundër së shkuarës, ku do të kem përballë ish-skuadrën, Tirana”, përfundoi mesfushori i Tërbunit, Gerald Tushe.

Axhenda – Tërbuni ka nisur prej dy ditësh përgatitjet me nga dy seanca në ditë. Dy brazilianët, Pinte dhe Jakson në seancën e parë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe, me shumë gjasa, do të jenë pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri. Te Tërbuni janë afruar disa lojtarë me përvojë, të cilët më parë janë aktivizuar me skuadrat e Superiores. D

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"